Site icon Telegrafi

Hajrizi mungon edhe në finalen e tretë ndaj Bashkimit

Duket se Prishtina do të jetë pa superyllin e vet Drilon Hajrizi edhe në ndeshjen e tretë finale të playoffit të Superligës së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vet Hajrizi në një prononcim për Borozanin.

Nuk dihen arsyet e mungesës së Hajrizit në këtë duel.

Kujtojmë se Prishtina e mposhti Bashkimin në Prizren për të barazuar serinë në 1-1.

Ndeshja e tretë zhvillohet sonte në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version