Telegrafi

Hajredini: Me rebalancimin e buxhetit qeveria do të ketë para për të neutralizuar pakënaqësitë e segmenteve të caktuara të popullsisë

Ish-ministri i Financave, Xhevdet Hajredini dyshon në njoftimet e Qeverisë se riprogramimi i ri i buxhetit do të zbusë plotësisht pasojat e krizës ekonomike.

“Më duket shumë populiste dhe demagogjike të njoftosh se do të zvogëlohen 200 milionë shpenzime joproduktive, të cilat do të dedikohen për banorët më të varfër”, tha Hajredini për “Lokalno”, duke theksuar se nuk ka kalkulime se si ato para vërtet do të kursehen.

Ai është gjithashtu skeptik ndaj asaj që ai e quan “mantra e quajtur buxheti i zhvillimit” që dëgjojmë prej 30 vitesh.

Ai rikujton se paratë për investime kapitale kanë qenë gjithmonë shumë të vogla dhe ironinë e dallon sidomos në faktin se ato nuk shpenzohen asnjëherë për shkak të dobësive të institucioneve shtetërore.

Mjetet nga kredia e re e FMN-së do të përdoren për shlyerjen e borxheve”, tha Hjredini, duke përmendur shembullin e autostradës Kërçovë-Ohër.

Prandaj, sipas tij, ky nuk do të jetë fundi i huamarrjes./Telegrafi/