Telegrafi

Hajni vjedh para në një pompë derivatesh në Gjilan

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh, një person i panjohur nga arka i ka vjedhur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 03:45, në Gjilan.

Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh, një i dyshuar i panjohur nga arka i ka vjedhur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/