Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë dhe kanë vjedhur një shumë parash dhe stoli ari.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:00 në fshatin Lubizhdë të Malishevës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur një shumë parash dhe stoli ari”, thuhet në raport. /Telegrafi/