Site icon Telegrafi

Hajni i dehur e theu restorantin e fjeti në dysheme, pronari e fali sepse vet u lajmërua e kërkoi falje (Video)

Në një restorant në New York, ka hyrë një njeri i paemëruar dhe pasi ka ngrënë 12 banane, ka vjedhur dhjetë pako me çipsa e disa ëmbëlsira me arra, më pas ka urinuar në lavaman. Por, në vend se të largohet, ai është shtrirë dhe ka fjetur në dysheme, transmeton Telegrafi.

Plaçkitësi që dyshohet të ketë qenë i dehur rëndë, është zgjuar pas disa orëve dhe është larguar para se të arrinin pronarët e lokalit. Këta të fundit, kur i kanë parë xhirimet e kamerës së sigurisë, nuk ka mundur të qëndrojnë pa qeshur me këtë hajn të pazakontë.

“Nuk kam parë dikë më histerik dhe të dehur, që është shumë dashamirës i bananeve”, ka thënë John Robertson për rastin, para se të tregonte për dëmet që i ka shkaktuar.

Mirëpo, 19-vjeçari ka shkuar të nesërmen në restorant së bashku me nënën e tij dhe ka kërkuar falje. Adoleshenti ka thënë se është fajtor, ndërsa nuk po mund të fle nga ky veprim i bërë. Meqenëse ai po ndihet i penduar, pronari ka vendosur të mos ngre akuzë apo t’i kërkojë dëmshpërblim. /Telegrafi/

https://youtu.be/CqP9QqVGh5A

Exit mobile version