Forcat e rendit në Fujian të Kinës e kanë ndaluar dhe identifikuar një të ri që ka hyrë në ndërtesë i maskuar si fantazmë.
Kamera e sigurisë e ka kapur atë, teksa ka futur kokën dhe më pas hyri në ndërtesë i mbështjellë me një pëlhurë, transmeton Telegrafi.
“Ka menduar se e tëra do të komentohet si aktivitet paranormal dhe askush nuk do të dyshonte në vjedhje”, ka thënë një zyrtar, lidhur me deklaratën e hajnit.
Mësohet se hajni ka qenë aq i ngathtë, sa që është larguar pa mundur të vjedhtë diçka të vlefshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/8ADzwvpXjgQ