Site icon Telegrafi

Hajni i pafat, nuk ia del ta grabis motoçikletën (Video)

Në Lodër është filmuar një hajn duke provuar t’ia grabis motoçikletën një qytetari, por është ndaluar nga kalimtarët e rastit.

Megjithëse kishte shmangur pronarin dhe tentonte të ikte, hajni nuk është lejuar ta grabiste motoçikletën nga një burrë dhe një grua që nisën ta godisnin, transmeton Telegrafi.

“Drejtësia është vënë në vend, nga njerëz që nuk i përkasin forcave të rendit. Tani duhet të gjendet ky njeri dhe të dënohet”, është një koment lidhur me rastin.

Shikuesit e videos, kanë kërkuar që të gjenden edhe kalimtarët që ndihmuan, duke rrezikuar të kenë ndonjë pasojë. /Telegrafi/

https://youtu.be/H4xCG8zHtl8

Exit mobile version