Site icon Telegrafi

Hajni hyri për të vjedhur dhe plagosi dy veta në ora tre të mëngjesit (Video)

Shkallëve të shtëpisë së tij, Bashkim Reshani në Lloshkobare të Ferizajt kishte hasur në një person të panjohur.

Për më tepër mysafiri i paftuar ishte i maskuar dhe i armatosur.

Gjithë kjo situatë, që përfundoi edhe me të shtëna armësh nga të cilat Bashkimi mbeti i plagosur, sipas nipit të tij Arbnorit, ndodhi në orën tre të mëngjesit të së dielës.

Ky iu vu prapa hajnit bashkë me të atin.

Ata kishin mbajtur të panjohurin për disa minuta deri sa kishte arritur policia dhe e kishte arrestuar atë.

Bashkimi dhe Arbnori rrëfejnë për tmerrin e natës në shtëpin e tyre, ku jaë sulmuar nga hajni e që ka mundur t’iu kushtojë me jetë. /Klan Kosova/

https://www.youtube.com/watch?v=IAs-Bi4vp9M

Exit mobile version