Një femër ka informuar se disa person-a të panjohur nga shtëpia e saj i kanë vjedhur stoli të ndryshme ari, në Gjakovë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas tij, në lidhje me rastin të hënën është arrestuar një femër, ndërsa rasti është duke u hetuar si “vjedhje e rëndë”.
“Rr. Ilir Soba, Gjakovë 02.03.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur, nga shtëpia e saj i kanë vjedhur stoli të ndryshme ari. Lidhur me rastin me datën 06.03.2023 është arrestuar një person i gjinisë femër. Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’ “, ka thënë Elezaj për Telegrafin.
Ndërkaq, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një femër pasi dyshohet se e njëjta gjersa ishte duke punuar si pastruese në shtëpinë e ankuesës nga shtëpia i kishte vjedhur para.
“Gjakovë 02.03.2023 – 11:00. Në lidhje me rastin më 06.03.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi dyshohet se e njëjta gjersa ishte duke punuar si pastrues në shtëpinë e ankues femër kosovare, nga shtëpia i kishte vjedhur para. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje“, thuhet në raport. /Telegrafi/