Telegrafi

Hajnat i vjedhin stoli ari dhe para në vlerë 5 mijë euro

Foto: Ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në qytetin e Pejës.

Policia ka bërë të ditur se viktima mashkull ka raportuar se në shtëpinë e tij nga persona të panjohur i janë vjedhur: stoli ari në vlerë rreth tremijë e pesëqind (3500) €, para të gatshme dy mijë (2000) € si dhe një pushkë gjuetie(me leje).

Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive. /Telegrafi/