Një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në depon e tij me ç’rast kanë vjedhur disa pjesë të frigoriferit dhe kanë dëmtuar kabllot e rrymës dhe disa shtylla betoni.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:42, në Vushtrri.
Tutje në raport, bëhet e ditur se rasti është nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në depon e tij me ç ‘rast kane vjedhur disa pjesë të frigoriferit dhe kanë dëmtuar kabllot e rrymës dhe disa shtylla betoni. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/