Telegrafi

Nën kërcënimin e armës postierit në Gjakovë ia grabisin mbi 3 mijë euro

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa kanë qenë në veturë të postës së shpejt me një person tjetër para një shtëpie, disa persona të panjohur i kanë sulmuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 3.350 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:45, në Gjakovë.

Tutje sipas raportit, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kanë qenë në veturë të postës së shpejt me viktimën tjetër mashkull kosovar para shtëpisë , persona të panjohur duke i sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 3350€ (pazarin ditor) dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/