Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një cisternë për gaz.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:47 në fshatin Koretin, të Kamenicës.
Tutje bëhet e ditur se sipas raportuesit vlera e cisternës është rreth 30 mijë euro.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur një cisternë për gaz vlera e të cilës sipas viktimës është rreth 30.000 euro”, thuhet në raport.
Ndërkaq, tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime. /Telegrafi/