Site icon Telegrafi

Hajnat vjedhin në muzeun e Vushtrrisë disa gëzhoja të fishekëve të kohës së luftës

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në muze me ç’rast kanë vjedhur disa gëzhoja të fishekëve të kohës së luftës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur më datë 29.06.2023, në Vushtrri.

Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.

“Me date 05.07.2023 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në Muze me ç’rast kanë vjedhur disa gëzhoja të fishekëve të kohës së luftës. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version