Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 18:20 në rrugën “Anton Çetta” në Gjakovë është kryer vjedhje në Shoqatën e të Shurdhëve.
“Ankuesi mashkull kosovar Kryetar i Shoqatës të të Shurdhërve, ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forca kanë depërtuar në objektin e shoqatës me ç ‘rast kanë vjedhur veshje, çanta, e gjësende tjera”, thuhet në njoftim.
Rasti nën hetime. /Telegrafi/