Policia suedeze ka njoftuar se janë vjedhur dy mjete të rënda ushtarake 7 tonëshe, nga një hangar i ushtrisë në veriperëndim të Stokholmit.
Në veturat e larta 2,8 metra dhe të gjata 5,32, nuk ka pasur armë, municion apo lëndë shpërthyese, shkruan AP, transmeton Telegrafi.
Besohet se vjedhja e mjeteve motorike nga baza ushtarake Enkoping, rreth 70 kilometra larg kryeqytetit suedez, ka ndodhur gjatë natës mes të martës dhe mërkurës.
Policia ka bërë të ditur se ka filluar hetimet dhe po i kërkon mjetet ushtarake nëpër gjithë Suedinë. /Telegrafi/