Telegrafi

Hajnat vjedhin dy kasaforta me para dhe stoli ari në shtëpinë një gjakovari

Foto: Ilustrim

Një person ka informuar se disa persona të panjohur kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur dy kasaforta.

Në raportin 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 08:14 në rrugën “Mazllum Lakuci”, në Gjakovë.

Tutje sipas ankuesit bëhet e ditur se në kasafortë kishte para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal si dhe stoli ari.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur dy kasaforta. Sipas ankuesit, në kasaforta kishte para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal, dhe disa stoli të arit. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/