Telegrafi

Hajnat vjedhin arkën e një marketi në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Dy femra kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në një lokal (market), tre persona të panjohur nën kërcënimin e armëve kanë marr arkën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 17:22 në rrugën “Rexhep Suma”, Prishtinë.

Siç thuhet në njoftim, për shkak të shqetësimit ankueset kanë pranuar tretman mjekësor.

“Dy ankueset femra kosovare kanë raportuar se derisa sa kanë qenë duke punuar ne një lokal (market), tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armeve kanë marrë arkën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Për shkak të shqetësimi ankueset kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/