Këngëtares së njohur shqiptare, Adelina Berisha, i ka ndodhur e papritura!
Mbrëmjen e së enjtes asaj i kanë hyrë hajnat në shtëpinë e familjes së saj në lagjen “Velania” në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës sa familja kanë qenë në një aheng familjar.
E kontaktuar nga portali Telegrafi, Berisha ka dhënë detaje mbi ngjarjen e djeshme.
“Po, është e vërtetë që hajdutët kanë thyer mbrëmë shtëpinë e familjes tonë. Ne kemi qenë në një aheng familjar në Marigonë dhe në momentin e grabitjes, asnjë person s’ka qenë në shtëpi”, tha Berisha për Telegrafin.
Tutje, ajo tregoi se i janë vjedhur para kesh dhe gjësende në vlerë, teksa policia ka nisur të hetojë rastin.
“Janë vjedhur 10 mijë euro kesh dhe stoli ari, por e rëndësishme është që familja ime është mirë dhe dëmi ka qenë vetëm material. Policia e Kosovës po merret me hetimin e rastit”, ka përfunduar këngëtarja.
Përndryshe, rasti është konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
“Rr. Shaip Kamberi, Prishtinë 27.12.2021-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me force kane depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kanë vjedhur para të gatshme dhe disa stoli ari”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/