Telegrafi

Hajnat thejnë kasafortën dhe vjedhin para në një objekt fetar në Ranilluk

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Ranilluk të komunës së Gjilanit, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një objekt fetar.

Sipas policisë të njëjtit me të hyrë në objekt kanë vjedhur kasafortën dhe një shumë të parave.

Policia njofton se ky rast është duke u hetuar.

“Është raportuar  se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në objektin fetar dhe kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia. /Telegrafi/