Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit dhe nga aty kanë vjedhur të gjitha pajisjet elektrike të kuzhinës në restorant dhe disa gjësende tjera.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur në mes datave 10-17.02.2023, në Dubravë të Istogut.
Po ashtu bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.
“Dubravë, Istog 10-17.02.2023-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit dhe nga aty kanë vjedhur të gjitha pajisjet elektrike të kuzhinës në restorant dhe disa gjësende tjera. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/