Site icon Telegrafi

Hajnat në Prishtinë, e rrahin një person e më pas ia marrin zinxhirin e arit nga qafa

Foto: Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi kur ka dalë nga shtëpia nga një lokal tre persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur (nga qafa), një zinxhir ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:15, në Prishtinë.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Viktima mashkull kosovar  ka pësuar lëndime përderisa sa pasi ka dalë nga një lokal- tre persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur (nga qafa) një zinxhir ari me vlerë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version