Site icon Telegrafi

Hajnat në Londër kryejnë vjedhje në veturë derisa shoferi dhe pasagjeri gjendeshin brenda – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Hajna të maskuar arritën të vjedhin gjësende të ndryshme nga një veturë – derisa shoferi dhe pasagjeri gjendej akoma brenda – kurse tërë aksionin e tyre e filmuan kamerat e sigurisë.

Gjithçka ndodhi në Southall në pjesën perëndimore të Londrës, ku shfaqet një Mercedes i kuq që parkohet pranë veturës që ia kishin mësyrë.

Disa sekonda pasi ndalet, dy prej hajnave të maskuar dalin dhe hapin dyert e veturës dhe vjedhin gjësende para syve të shoferit dhe pasagjerit, transmeton Telegrafi.

E kur ata tentuan të dalin jashtë për të mbrojtur pronën, hajnat u larguan me shpejtësi me veturën që kishin dalë në terren dhe zhduken pa gjurmë.

Vjedhja është raportuar në polici, ndërsa deri më tani nuk është arrestuar askush lidhur me këtë vepër. /Telegrafi/

Exit mobile version