Një person ka njoftuar policinë se është ndaluar në rrugë nga tre persona të panjohur dhe në kërcënimin e armës i kanë marrë makinën, para të gatshme dhe një telefon celular.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:36, në rrugën “Hazir Haxholli”, në Prishtinë.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se është ndaluar në rrugë nga tre persona të dyshuar të panjohur dhe në kërcënimin e armës i kanë marrë makinën, para të gatshme dhe një telefon celular. Pas kryerjes së veprës të dyshuarit me veturën e viktimës kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke u aksidentuar në rrethojën e një kompanie private ku e kanë braktisur veturën”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se rasti nën hetime nga njësitë relevante. /Telegrafi/