Site icon Telegrafi

Hajnat kryejnë vjedhje në një shtëpi në Prizren, marrin para dhe sasi ari

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e shtunë në Prizren.

Policia bën të ditur se persona të panjohur kanë vjedhur para dhe sasi ari në një shtëpi, transmeton Telegrafi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë tij, duke demoluar gjësende kanë dëmtuar edhe dyert e objektit, si dhe i kanë vjedhur një shumë parash, një orë dore, e dyshohet edhe për një sasi ari”.

Rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version