Telegrafi

Hajnat kryejnë vjedhje në një objekt të Ferizajt, rasti në hetim

Foto: Ilustrim

Një person ka informuar se persona të panjohur me forcë kishin kryer vjedhje në një objekt.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:30 në Rakaj të Ferizajt.

Tutje në raport bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur me forcë kishin kryer vjedhje nga një objekt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/