Telegrafi

Hajnat ia vjedhin veturën prizrenasit

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten, në Prizren.

Siç thuhet në raport, njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Prizren 05.05.2022 – 01:00-08:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/