Site icon Telegrafi

Hajnat hyjnë përmes dritares në një xhami dhe fikin kamerat e sigurisë në Muhoc të Ferizajt, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Dy persona të panjohur kanë dëmtuar dy dritare dhe kanë depërtuar në një xhami duke hequr nga rrjeti elektrik kamerat e sigurisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 02.08.2024 në fshatin Muhoc të Ferizajt.

Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime.

“Më 04.08.2024 është raportuar se dy të dyshuar të panjohur, duke dëmtuar dy dritare kanë depërtuar në xhami dhe kanë hequr nga rrjeti elektrik kamerat e sigurisë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version