Dy persona (një grua dhe një burrë shtetas të huaj) kanë informuar se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë deportuar përmes dritares në banesën e tyre ku i kanë marrë dy orë dore në vlerë të konsiderueshme.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 01:50, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se njësitet përkatëse kanë dalur në vendngjarje.
“Një femër dhe një mashkull shtetas të huaj, kanë informuar se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë depërtuar përmes dritares në banesën e tyre ku i kanë marrë dy ora dore ne vlere te konsiderueshme. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në raport.
Ndryshe, rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente. /Telegrafi/