Telegrafi

Hajnat hyjnë në shtëpinë e Mozzikut, i vjedhin 100 mijë euro, bizhuteri ari dhe 16 armë

Reperi i njohur, Mozzik ka njoftuar se shtëpia e tij është bërë pre e hajdutëve.

Në një postim në rrjetet sociale, reperi nga Ferizaj ka thënë se dëmi i shkaktuar ka qenë i madh.

Ai zbuloi se personat që hyn në shtëpinë e tij kanë vjedhur 100 mijë euro para të gatshme, ora, unaza dhe bizhuteri të tjera ari.

Foto: Mozzik/Instagram

Mes gjësendeve që ata kanë marrë janë edhe rreth 15-16 armë që reperi mbante në shtëpi, që sipas tij janë të gjitha të pajisura me leje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mozzik

Mozzik tha se për këtë tashmë është njoftuar Policia e Kosovës, e cila po punon për zgjidhjen e rastit.

Më poshtë postimi i plotë i Mozzikut:

Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave ( hajdutëve)

Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kanë hyrë brenda dhe kanë thyer kasafortën fillimisht dhe kanë marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite .

Nuk paskan lënë orë, unaza, zinxhirë, ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartcekura.

Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kanë vjedhë.

Dmth i kanë vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)

Dhe kanë vjedhur komplet sistemin e dyerve ( kamera)

Falënderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo vepër penale të zbardhet.

Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistët në trojet shqiptare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse veç iu intereson medieve)

Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kanë vytë se kurrë deri sot s’kam ditë me kthy dikën..sa kanë vjedhë këta hajna unë në vjet i shpërndaj nëpër njerëz pasha të madhin Zot.
Shnet Paçi!

/Telegrafi/