Telegrafi

Hajnat i hyjnë në market, pronari nga Rogova poston pamjet e vjedhjes në Facebook

Lulzim Hoti, qytetar nga Rogova , ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, ku shihen dy persona të maskuar duke i vjedhur gjëra ushqimore dhe cigare në marketin e tij.

Hoti kishte shkruar se këtë vjedhje e kishte postuar me lutjen që si fshat të mobilizohen dhe t’i zbulojnë hajnat në atë pjesë.

Sipas tij, vjedhja në market ishte bërë në ora 02:20, pas mesnatës.

“02.06.2022 rreth orës 2:20 pas mesnatës në lokalin tonë ndodhi kjo hajni. Lus te mobilizohemi si katund dhe mos t’iu lëmë hapësirë dhe liri te plotë hajnave të na dëmtojnë pronat tona. Ata te cilët mund ta identifikojnë apo të paktën të kenë dyshime në personat në video si në gjeste ashtu edhe në veshje mund të më shkruani dhe privat. Arsyeja pse vendosa t’i bëjë publike është t’i njoftojmë, hajnat t’i zbulojmë dhe te ruhemi prej tyre”, shkroi Hoti.

Telegrafi ka provuar të kontaktoi  edhe me policinë por nuk ka arritur të marrë informacione. /Telegrafi/