Një prift i kishës ortodokse ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e kishës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:55 në fshatin Suhodoll i Epërm, në Mitrovicë.
Tutje bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
“Ankuesi mashkull shtetas i Serbisë, prift i kishës ortodokse, në adresën e cekur, ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e kishës. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.
Tutje bëhet e ditur se sipas ankuesit nuk mungon asgjë.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, për të cilin rast është informuar edhe prokurori”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/