Shtëpia e një biznesmeni britanik që kap vlerën e 1.5 milionë funte është plaçkitur nga një grup hajnash që u futën në pronën private me hanxharë në duar, duke vjedhur më pas veturën e tij të tipit Audi RS Q8 që kap shumën e 110 mijë funte – si dhe e kërcënuan se do t’ia vrasin gruan.
Pamjet rrëqethëse shfaqin tre persona të maskuar që mbanin hanxharë në duar derisa futen në shtëpinë e Hugh Boyle, 56-vjeç, dhe gruas së tij Samantha Alley, 43, në Horsforth, West Yorkshire, transmeton Telegrafi
Boyle ka pësuar lëndime në kokë dhe këmbë, pasi është goditur me çekiç derisa gruan e tij e mbanin dy hajnat e tjerë në dhomën e gjumit.
Ata arritën të largohen me stoli, përfshirë orët Rolex, si dhe morën çelësat e veturës sportive Audi RS Q8 me të cilën ikën nga vendi i ngjarjes.
Boyle beson se sulmuesit e armatosur nuk ishin profesionistë, por adoleshentë nga 17 apo 18 vjet.
E pavarësisht që u larguan me Audi, policia britanike gjeti më vonë veturën e cila ishte dëmtuar rëndë. /Telegrafi/