Hajnat që i vodhën stolitë Kim Kardashianit në Paris, besohet të kenë lidhje me xhihadistët e ISIS-it.
Një burim brenda Interpolit i kanë thënë gazetës “Radar Online” se hajdutët dyshohet se ishin pjesë e grupit terrorist ISIS.
“Belgjika është lidere në shitjen e diamanteve, ku ka lulëzuar tregu i zi. Diamantet e vjedhura janë rishitur ndërsa paratë kanë përfunduar në duart e islamistëve radikalë”, shkruan ndër të tjerash gazeta amerikane.
Kujtojmë se autoritetet franceze kanë arrestuar 17 persona, të cilët dyshohen se janë hajnat që vodhën Kardashianin. /Telegrafi/