Telegrafi

Hajnat depërtuan përmes derës së ballkonit dhe vodhën stoli ari në një banesë në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë, më saktësisht te Rruga C.

Siç thuhet në raport, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një banesë, ku kanë vjedhur stoli ari.

“Rruga C, Prishtinë 29.03.2024 – 20:15-20:30. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes derës së ballkonit, në banesën e tij ku kanë vjedhur stoli ari. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/