Pas adresimit të presidentes, Vjosa Osmani para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, deputeti i pavarur Haki Abazi iu drejtua deputetëve të pozitës (LVV-së) duke iu thënë “hajna”.
Abazi pas largimit të Osmanit nga salla e Kuvendit kërkoi nga deputetët e LVV-së që të nxjerrin 100 mijë eurot për të cilat janë ngritur dyshimet se ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ia ka dhënë këshilltarit të tij nga buxheti i dedikuar për fermerë.
“Hajna, hajna, qitni 100 mijë euro, hajna…”, bërtiti Abazi.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në adresimin e saj vjetor. /Telegrafi/