Një hajdut vodhi veshje me vlerë prej qindra dollarësh nga një dyqan në Kaliforni, derisa i futi mallrat në një qese plehrash për t’i marrë me vete.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet të cilat u publikuan në Instagram, tregojnë një djalosh i cili mbushi karrocën me plot rroba dhe po bashkë me to doli nga dyqani.
I gjithë incidenti besohet të ketë ndodhur të shtunën, derisa pamjet thuhet se u morën nga një punonjës i dyqanit.
Ndonëse me vështirësi doli nga dyqani, hajduti zbrazi karrocën dhe mori një qese plehrash për ta mbushur atë me rrobat e vjedhura. /Telegrafi/