Site icon Telegrafi

Hajdutët vodhën 6.5 milionë euro para të gatshme në një doganë në Gjermani

Nga zyra doganore në Duisburg të Gjermanisë, hajdutët vodhën 6.5 milionë euro para të gatshme.

Sipas deutschewelle, hajdutët hapën një vrimë në bodrum dhe nxorën paratë e gatshme nga zyra doganore.

“Sipas provave që kemi mbledhur, vjedhja ishte planifikuar dhe kryer në mënyrë profesionale”, njoftoi policia.

“Tre autorë deri më tani të panjohur përdorën një burgi për të shpuar murin e një dhome për të shkuar në bodrumin e ndërtesës dhe më pas në kasafortë”, shtuan ata, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarët rreth orës 10:45 të mëngjesit, vunë re disa burra të veshur me rroba të errëta, duke ecur nga ndërtesa ku ishin paratë në parkimin.

Një kamion i bardhë me një derë rrëshqitëse ishte parkuar atje dhe ata futën paratë brenda saj. Një dëshmitar tjetër tha se e pa të dyshuarin dhe i bëri një fotografi, të cilat i ka publikuar policia gjermane.

Ndryshe, dogana po ofron një shpërblim prej 100 mijë eurove për informacionin që do të dërgojë në arrestimin e autorit të krimit ose në gjetjen e parave. /Telegrafi/

Exit mobile version