Site icon Telegrafi

Hajdutët në Afrikë të Jugut maskohen si mjekë për të kryer vjedhje në një supermarket

Një grup hajdutësh të armatosur u shtiren si punëtorë shëndetësorë për të kryer vjedhje në një supermarket, në Afrikë të Jugut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të katër burrat kishin veshur pallto të bardha laboratori, dhe maska të fytyrës, ndërsa hynin në qendër tregtare.

Bëhet e ditur se e gjithë ngjarja kishte ndodhur të mërkurën në orët e para të mëngjesit.

Përderisa dy prej hajdutëve vodhën paratë nga një kasafortë në zyrë, të tjerët mbanin menaxherin dhe punëtorin nën kërcënimin e armës.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë sesi burrat ecin me qetësi në supermarket dhe flisnin me një anëtar të stafit pas një tavoline./Telegrafi/

Exit mobile version