Telegrafi

“Hajde gjakovare”, kënga më e re nga Edi Furra dhe Lirikët

Pjesë nga klipi "Hajde gjakovare" (Foto: YouTube)

Këngëtari i njohur nga Gjakova, Edi Furra dhe grupi Lirikët kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.

“Hajde gjakovare” titullohet kënga e tyre më e re e sjellë në bashkëpunim, e cila është një këngë ritmike popullore.

Kënga është orkestruar nga Sajmo Production, ndërsa është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Kënga jonë e re ‘Hajde gjakovare’ është një këngë kushtuar nënave, bashkëshorteve, motrave dhe vajzave”, ka thënë Edi Furra për Telegrafin.

Klipi sjell një atmosferë të bukur dhe interesante nga qyteti i Gjakovës, teksa i është besuar produksionit “Ermali”.

Pjesë nga klipi “Hajde gjakovare” (Foto: YouTube)

Edi Furra është një prej emrave më të pëlqyer dhe të kërkuar në Gjakovë, teksa shquhet si një interpretues i mirë i muzikës ‘live’.

Në anën tjetër, Lirikët janë po ashtu një grup mjaft i pëlqyer i folklorit në vend. /Telegrafi/