Nesër do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka kërkuar nga fansat që të martën të votojnë për Hillary Clintonin.
Ajo ka shfrytëzuar filtrat e rrjetit social Snapchat duke u bërë si kandidatja demokrate Clinton, transmeton Telegrafi.
Edhe aktori i serialit ‘O sa mirë’, Jeton Zogiani ka kërkuar që të votohet Hillary.
Ndryshe, kjo e fundit nesër do të përballet me republikanin, Donald Trump. /Telegrafi/