Në ditën e dytë të Kampionatit Evropian të Atletikës në Amsterdam, atleti kosovar, Musa Hajdari në disiplinën 800 metra përfundoi në pozitën e 11-të në ranglistën e përgjithshme.
Sipas njoftimit të Federatës, Hajdari përfundoi garën në pozitën e pestë në grupin e tij, por për vetëm 25 të qindtat e sekondës mbeti pa kaluar në gjysmëfinale.
Federata Atletike e Kosovës thotë se është e kënaqur me paraqitjen e tij duke marrë parasysh rivalët e nivelit botërorë.