Telegrafi

Hajdari: Shkarkimet në Postë sipas ligjit dhe për të ndaluar degradimin e ndërmarrjes

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari ka njoftuar se Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të Postës ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv dhe zyrtarin financiar të saj.

Hajdari tha se shkarkimi është bërë në përputhje me ligjin për ndërmarrje publike.

Lexo po ashtu Shkarkohen kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe zyrtari kryesor financiar

“Sot Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës ka bërë shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarit kryesor financiar të saj. Ky shkarkim është bërë në përputhje me ligjin për ndërmarrjet publike dhe reagimi ishte i shpejtë me qëllim të ndaljes së degradimit të kësaj ndërmarrje” deklaroi ajo para mediave, përcjell Telegrafi.

Hajdari theksoi se trendi i humbjes financiare në Postën e Telekomit të Kosovës ka vazhduar nga viti në viti./Telegrafi/

LIVE: Ministrja Rozeta Hajdari konferencë për media

Publiée par Telegrafi.com sur Vendredi 10 avril 2020