Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka thënë në emisionin “Përballje” se Partia Demokratike e Kosovës përkrah Komisionin e formuar nga kryeministri Isa Mustafa, mirëpo sipas tij ky komision nuk është aspak më shumë profesional se sa komisioni paraprak.
Sipas tij, do të duhej që në këtë komision të përfshiheshin sa më shumë njerëz që e kanë kundërshtuar marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.
“Nëse e shikojmë në retrospektivë veprimet e vitit të kaluar të komisionit, ky komision nuk del që është më profesional se ai i vitit të kaluar apo më gjithëpërfshirës”, ka deklaruar Beqa.
Ai ka thënë se për të pasur sukses ky komision aty duhet të jetë edhe opozita.
“Unë mendoj që në këtë komision është dashur të jenë edhe zërat opozitarë e të pakënaqur në mënyrë që opozita të mos kundërshtojë nga rruga, por ta ofrojë kontributin e vet”, ka deklaruar Beqa.
Mirëpo, sipas tij opozita deri tash e ka shfrytëzuar demarkacionin për poenë politikë. /Telegrafi/