Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni janë përplasur në Komisionin Hetimor Parlamentar i cili është duke u mbajtur për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, transmeton Telegrafi.
Deputeti Quni, e ka quajtur avokat të presidentit Hashim Thaçin, Hajdar Beqën.
“Ti je një avokat i keq i presidentit Hashim Thaçit, në luftë një pengesë nëse të ka dalë ke ikë menjëherë”, tha Quni.
Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa i cili tha që deputeti Anton Quni nuk e dinë as se çka është lufta.
“Ti je kanë edhe je frikacak, ti nuk e dinë se çka është lufta, ti ke luftuar nga Shqipëria je shumë i vogël të më tregosh për luftën”, tha Beqa.
Në debat u përfshi edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili i tha deputetin Anton Quni se ai asnjëherë nuk ka luftuar në Kosovë.
“Ti Anton Quni njërën këmbë e ke pas në Kosovë e tjetrën në Shqipëri për të ikur sa më lehtë. Ti je një mercenar”, tha Thaçi, transmeton Telegrafi.
Presidenti i Kosovës, ka refuzuar të përgjigjet para Komisionit Hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq, me arsyetimin që ky komision ka bërë shkelje të ligjit duke angazhuar ekspert të huaj. /Telegrafi/