Site icon Telegrafi

Haindl: Të zbatohen reformat e nevojshme

Botschafter der Bundesrepublik Deutschland, Johannes Konrad Haindl

Diplomati gjerman i dërguari i posaçëm në Maqedoni Johannes Haindl sot pas mbërritjes në Shkup, ka dhënë një deklaratë të shkurtër në misionin e tij këto dy ditë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Unë kam ardhur për tu njohur me situatën dhe së pari për të dëgjuar. Bëhet fjalë për atë në lidhje me procesin që është iniciuar nga BE-ja dhe SHBA-ja për tu mbajtur me sukses. Detyrën time e shohë si mbështetje aktive të këtyre përpjekjeve të ngadalsuara. Zhvillimet në ditët e fundit tregojn edhe një herë qartë se koha është e shkurtër dhe tani kanë nevojë për një përpjekje të përbashkët të të gjitha partive politike për të zbatuar reformat e nevojshme dhe për të vazhduar me vendosmëri në rrugë’, tha Haindl, raporton Tv Nova.

Ai sot ka takim me Nikolla Popovskin dhe liderin e OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, kurse nesër do të takohet me përfaqësues të partive tjera nënshkruese të Marrëveshjes Përzhino. /Telegrafi/

Exit mobile version