I dërguari special për Maqedoni në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Johannes Haindl sot do të bëjë një vizitë dy-ditore në Shkup, njoftoi sot ambasada gjermane, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Pas vizitës së tij javën e kaluar, Ambasadori Haindl përsëri do të diskutojë me partitë që nënshkruan Marrëveshjen e Përzhinos, si dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Janë parashikuar bisedime me presidentin Gjorge Ivanov, dhe me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski”, thuhet në deklaratë.
Haindl në vizitën e javës së kaluar tha se ka ardhur për t’i dëgjuar dhe më pas vizita e ardhshme, në koordinim me BE-në dhe SHBA-në, do të dalë me propozime konkrete për zgjidhjen e krizës politike. /Telegrafi/