Komisioneri për ndërmjetësim për krizën në Maqedoni, i dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë Johannes Haindl për Deutsche Welle ka thënë se partitë politike dhe liderët e tyre në Maqedoni duhet të diskutojnë rreth faljeve të presidentit Gjorgje Ivanov dhe të heqin krejtë ato dhe t’i hapin rrugë Prokurorisë Speciale Publike për të punuar, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Faljet e presidentit Gjorgje Ivanov duhet të hiqen se ato e pengojnë marrëveshjen e Përzhinos. Gjithashtu, për të respektuar marrëveshjen e Përzhinos Maqedonia duhet të pastroj listat zgjedhore, të rregulloj punën e mediave dhe të largoj partinë nga funksionimi i shtetit.” tha në mes tjerash Haindl./Telegrafi/