Site icon Telegrafi

Haindl dhe Ivanov: Maqedonia duhet që patjetër të ketë institucione shtetërore funksionale

I dërguari special gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, e ka përfunduar takimin me kryetarin Gjorge Ivanov, me të cilin nuk u takua javën e kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën e përbashkët të tyre u tha se Maqedonia duhet që patjetër të ketë institucione shtetërore funksionale të cilat do të mund që në mënyrë profesionale, efikase dhe në kohë, t’i përgjigjen përballjes dhe parandalimit të kërcënimeve.

Në këtë drejtim, bashkëbiseduesit theksuan se të gjithë politikëbërësit, duhet të tregojnë përgjegjësi, konstruktivitet dhe ndërgjegje të lartë për interesat e qytetarëve dhe të shtetit.

Kryetari Ivanov tha se edhe më tutje do të vazhdojë që të veprojë ashtu siç urdhërojnë Ligjet dhe Kushtetuta e vendit, ndërkaq në takim u shkëmbyen mendime edhe për situatën me krizën e refugjatëve./Telegrafi/

Exit mobile version