Justin dhe Hailey Bieber sapo janë kthyer në Los Angeles, pasi qëndruan disa muaj të izoluar në Kanada.
Tani, dyshja janë duke shijuar kohën e tyre të lirë, teksa janë parë në një kamp në Parkun Nacional në Utah, shkruan Daily Mail.
23-vjeçarja gjatë qëndrimit atje ka theksuar linjat e saj trupore, teksa kishte të veshur një bluzë të shkurtër, në të njëjtën masë edhe një palë pantallona të shkurtra.
Ndërsa krijuesi i hitit “Yummy” ishte përshtatur me ambientin ku po qëndronte, pasi mbante një bluzë me masë të madhe me ngjyrë sikurse të ullinjve.
Çifti i hollivudian gjithashtu ishin shfaqur ne rrjetin social Snapchat, ku ndanë imazhe të kafshëve, afër tyre edhe një kalë të vogël. /Telegrafi/